​Ngrënia e një veze në ditë ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijës

vezeeeeeeeee.jpg

Nëse nuk ishit bindur akoma, tani keni arsye më të forta përse duhet t’u jepni fëmijëve vezë çdo ditë. Një vezë çdo ditë për fëmijët është shumë e rëndësishme pasi i ndihmon të rriten shëndetshëm, ka zbuluar një studim i ri.

Studimi më i fundit, i kryer nga Universiteti Uashington, sugjeron se ngrënia e një veze në ditë ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijës dhe parandalon rrezikun e të qenët nënpeshë .

Një tjetër përfitim i ushqyerjes së fëmijëve me vezë është se ata pastaj konsumojnë më pak ëmbëlsira. Foshnjat e ushqyera me vezë çdo ditë kanë gjithashtu nivele më të larta të një lënde ushqyese të rëndësishme si vitamina B12 në gjak, krahasuar me ata që nuk i konsumojnë rregullisht.

Raporti më i fundit nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit tregon se rreth 73% e foshnjave aktualisht konsumojnë më pak se 1 vezë në javë në moshën 8 muajsh.

Sa për krahasim, ata konsumojnë fruta (81%), perime (80%), bollgur për mëngjes (80%) dhe produkte të qumështit (68%) të paktën 1 herë në ditë.

Top