​Si ndikon speci djegës në trupin tuaj, efektet janë mahnitëse

648011-835x438.jpeg

Speci djegës përdoret në mjekësinë moderne, në rend të parë, për zbutjen e dhembjeve të pacientëve që vuajnë nga artriti dhe diabeti.

Speci është i pasur me vitaminë C, e cila mbron nga infeksionet.

Gjithashtu, te speci gjendet në sasi të mëdha vitamina E, të cilës i atribuohet edhe vetia afrodiziake, që ka të bëjë me përmirësimin e funksioneve seksuale. Por përtej shijes pikante, speci ka edhe një sërë funksionesh terapeutike, të cilat jo të gjithë i njohim.

Mbron zemrën tuaj

Specat djegës mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare, zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjet në tru, dhe reduktojnë ndikimin negativ të kolesterolit të keq.

Ul presionin e gjakut

Është provuar shkencërisht se specat djegës ul presionin e gjakut dhe relakson enët e gjakut.

Parandalon kancerin

Studimet kanë treguar se kapsaicina në speca pikant vret qelizat e kancerit. Kjo perime me erëza gjithashtu ndihmon luftën nga ftohjet dhe ndalon trashjen.

Ndihmon në humbje peshe

Përveç kësaj ushqimi me erëza të çon në një reduktim të peshës trupore. Shija pikante e specit i detyrohet kapsaicinës, e cila gjithashtu favorizon tretjen, ndihmon trupin të djeg më shumë kalori.

Top