Haradinaj priti babain e dëshmorit Hakif Zejnullahu

ramush-haradinaj_9381.jpg

Kandidati për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Sabit Zejnullahun, babain e dëshmorit Hakif Zejnullahu.

Haradinaj përmes Facebook-ut ka thënë se Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarët e tij janë sinonim I një brezi të tërë për liri.

Postimi i Haradinajt

Sot e prita Bacë Sabit Zejnullahun, babën e Hakifit që është sinonim i një brezi të tërë për liri. Të djemve që të kujtojnë Ademin, Luanin, Shkelzenin, Adrianin, Zahirin, Edmondin…e mijëra luftetarë të tjerë, që ranë ndër breza për lirinë e vendit.

E gjithë kjo përputhet në këto ditë Qershori, që është muaji i përvjetorit të lirimit të qyteteve dhe të atdheut në përgjithësi.

Në nderim të kësaj dite dhe në nderim të dëshmorëve të kombit, Lavdi të rënëve për liri!

Top