Zyrtare: Ja ku do të zhvillohet ndeshja Spanjë- Shqipëri

gerard-pique-albania-spain-09102016_fcz4j7t5isdx1j855ktpuuagv.png

Spanjë-Shqipëri, takimi i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit ”Rusi 2018” zyrtarisht do të luhet në stadiumin ”Hoze Riko Perez” në Alikante.

Kjo pritet të jetë një përballje e rëndësishme për të dyja skuadrat pasi ekipi i teknikut Lopetegui do të kërkojë fitore për të ruajtur kreun në tabelën e klasifikimit në grupin G, ndërsa ”Kuqezinjtë” do të kërkojnë rezultat pozitiv, përballë një kundështari të vështirë siç është Spanja.

Përpara zhvillimit të këtij takimi, Kombëtarja Kuqezi do të përplaset me Lihteshtejnin, më pas do të luaj në transfertë ndaj Maqedonisë.

Spanja dhe Italia janë dy përballjet e fundit, ku objektivi i shpallur i ”Kuqezinjve” është vendi i 3-të.

Top