Dardan Sejdiu ka mbledhur rreth 35 mijë vota në zgjedhjet e qershorit

dardan-sejdiu-foto-xhemail-sllovinja-5_1469811602-1452137.jpg

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka arritur që të mbledhë numër të madh të votave në zgjedhjet nacionale me 11 qershor.

Nga numërimi i votave deri më tani, Sejdiu ka mbledhur rreth 35 mijë vota, duke u bërë kështu njëri nga pesë kandidatët më të votuar të Vetëvendosjes.

Vetëm në Prishtinë, Sejdiu mblodhi mbi 12 mijë vota, duke u renditur si i treti nga Lëvizja Vetëvendosje, pas Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit.

Top