Kjo deputete pësoi rënie drastike të votave në zgjedhje

voto-e1496669037121-1200x630-650x358.jpg

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Labinotë Demi-Murtezi, e cila ishte pjesë e listës së LDK-së, ka pësuar rënie drastike të votave krahasuar me vitin 2014.

Demi-Murtezi, në zgjedhjet e kaluara që ishte kandidate e Partisë së Drejtësisë, e që ishte në koalicion me PDK-në, pati marrë plotë 14 232 vota, për të qenë femra më e votuar në këtë listë.

Ish-nënkryetarja e Partisë së Drejtësisë, pak para nisjes së fushatës zgjedhore, aderoi në partinë e Behgjet Pacollit.

Sipas rezultateve të dala deri më tani, Demi-Murtezi del t’i ketë marrë vetëm 3 706 vota, duke e vënë në pikëpyetje nëse do të jetë prapë deputete.

Në mandatin e kaluar Demi-Murtezi ishte femra e parë me mbulesë që arriti të zë ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan Ekonomia Online.

Ndërsa në këto zgjedhje përveç saj, në parti të ndryshme kanë kandiduar edhe femra tjera me mbulesë, duke përfshirë edhe Refiqe Tërnavën, e cila është vajza e myftiut Naim Tërnava.

Top