Donnarumma dhe Raiola i kushtojnë 100 milionë euro Milanit

11-donaruma.jpg

Klubi kuqezi është dëmtuar rëndë nga portieri dhe agjenti i tij.

Drejtori ekzekutiv i Milanit, Marco Fassone, ka zbuluar se Gianluigi Donnarumma dhe agjenti i tij Mino Raiola i kanë kushtuar klubit 100 milionë euro shkaku i vendimit për të mos e rinovuar kontratën e portierit.

“Zhgënjimi i madh është gjithçka mund të kishte shkuar ndryshe. Mund të ishte bërë pa e dëmtuar klubin, por duke e lënë kështu, ata i kanë kushtuar Milanit 100 milionë euro”, tha Fassone.

“Nëse Donnarumma vlen kaq në moshën 18 vjeçare, është po ashtu shkaku që klubi ka investuar në të, ka pasur guximin që ta bëjë pjesë të formacionit të parë”, ka theksuar ai.

Për Donnarumman janë duke u interesuar shumë klube të mëdha evropiane.

Top