Katy Perry bie pa ndjenja në skenë, fansat: Mos pi më drogë (VIDEO)

gallery-1480717042-katyperry.jpg

Performanca e një prej hiteve të saj më të suksesshme “I Kissed a Girl”, ka përfunduar shumë keq pasi këngëtarja Kety Perry është rrëzuar në skenë pa ndjenja.

Gjatë interpretimit të superhitit botëror, këngëtarja një moment ka rrotulluar sytë, nga mikrofoni kanë dalë zhurma të çuditshme derisa një moment Katy ka rënë në tokë dhe një nga anëtarët e stafit e ka marrë nga skena.

Performanca ka vijuar sikur asgjë nuk ka ndodhur, por vështirë se një moment i tillë mund të kalohej pa koment. Disa mendojnë se mendja e Katy Perry-t është pushtuar nga forca të mbinatyrshme, një teori tjetër konspirative thotë se ajo është pushtuar nga forca djallëzore e të tjerë thonë se ajo thjesht ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, ndërsa i bëjnë thirrje të mos konsumojë.

Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë një situatë të tillë nga këngëtarja. 32-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Katheryn Hudson, tha se problemi më i madh është se njerëzit presin shumë dhe nuk të shohin si një prej tyre.

Gjithashtu këngëtarja tha se i ka prerë flokët sepse nuk donte të ngjante më me Katy Perry-n, që sipas saj është vetëm rol, nuk është ajo e vërteta

Top