PSE S’DUHET TË PËRSËRITET SKENARI I MAQEDONISË?

Gazmend.jpg

Shkruan: Gazmend M. Bytyçi

Këto zgjedhje që kaluam, u karakterizuan me fushatë të qetë, dinjitoze dhe pa asnjë incident, me aq sa kam njohuri unë. Mirënjohje e falënderim për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që treguan vetëdije të lartë qytetare!

Qytetarët folën me votën e tyre, tani është koha të flasin politikanët!

E ata e kanë për obligim kushtetues, mbi të gjitha Kombëtar, të mos lejojnë kriza e skenarë, që do të bënin vërtet të mos e njohim veten dhe, pa vetëdije, të biem në grackën e armikut.

Skenarët e ndryshëm, sidomos si ai Maqedonisë, që u parashikuan edhe para zgjedhjeve, natyrisht se janë skenarë të shërbimeve të huaja…

Pse s’duhet të ndodhë e njëjta situatë?

E para, sepse Shqiptarët në Maqedoni janë popull shtetformues dhe pa ta nuk do të ekzistojë as shteti i quajtur Maqedoni. Shqiptarëve u takon të kenë pozita të larta vendimmarrëse, ngase ata janë mbrojtësit e vërtetë të Maqedonisë…

E dyta, sepse Lista Serbe në Kosovë është grupacion i orkestruar nga Beogradi, që për qëllim kryesor ka minimin dhe shkatërrimin e Republikës së Kosovës.

E treta, dhe kryesorja, sepse politikanët tanë, të të gjitha subjekteve politike, duhet dhe e kanë për obligim moral e ligjor që të mos e forcojnë listën serbe, duke u bërë të varur nga vota e tyre!

Andaj, askush s’ka nevojë (as të drejtë!) t’i vendosë vija të kuqe askujt, atë të drejtë e ka vetëm populli!

 

 

Autori është kryetar i Grupit të Këshilltarëve Komunal të PDK-së në Ferizaj

Top