Arrin në 41 numri i të vdekurve në Egjipt

treni_5856.jpg

Ka shkuar në 41 numri i të vdekurve në aksidentin hekurudhor që ndodhi një ditë më parë në afërsi të Aleksandrisë në veri të Egjiptit.

Disa orë pas aksidentit të shënuar dje pasdite, punonjësit e emergjencave civile mundën të pastronin dhe rihapnin trasenë hekurudhore mjaft të frekuentuar që mundëson lidhjen me metropolin e madh të Aleksandrisë në brigjet e Mesdheut që nga kryeqyteti egjiptian.

Që prej aksidentit, bilanci vijon të rritet. Sot në mëngjes, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, KhaledMoujahed njoftoi për 41 të vdekur dhe më shumë se 120 të plagosur.

Top