Conte: Na duhet kohë, ndoshta edhe 4 vjet për të luftuar për Champions

24-conte.jpg

Antonio Conte impresionoi në sezonin debutues me Chelsea duke fituar titullin, por pretendon tashmë se i duhen 4 vjet të tjerë për të ndërtuar një ekip që mund të rrëmbejë Champions.

Londinezët kanë ndryshuar 14 trajnerë në po kaq vjet dhe italiani ndoshta nuk do të ketë shanset e mjaftueshme në pankinë, por sërish kërkon më tepër kohë.

“Blutë” po vuajnë mungesën e lojtarëve në një nga kampionatet më të fortë në botë dhe shumë pak besojnë se do të fitojnë sërish titullin. John Terry, Nemanja Matic, Asmir Begovic, Nathan Ake, Nathaniel Chalobah, Ruben Loftus-Cheek, Dominic Solanke dhe Ola Aina janë larguar të gjithë.

Chelsea ka shpenzuar 150 milionë paundë për blerjen e Morata, Rudiger, Bakayoko dhe Caballero. Por, 4 lojtarë në hyrje dhe 8 në dalje janë bilanc që nuk përputhet me një ekip kampion.

“Ne na duhet kohë, ndoshta 4 vjet për të luftuar për Ligën e Kampioneve dhe për tu matur me më të mirët në botë”, tha trajneri Conte, pikërisht në ditën kur pronari Abramovich kërkoi një mbledhje urgjente për të kuptuar situatën kaotike në klub.

Chelsea do të luajë të dielën në stadiumin Ëembley në derbin ndaj Tottenham dhe Conte mbetet favoriti numër 1 për tu shkarkuar i pari mes trajnerëve të Premier League.

Top