Gjalpi nuk ka ndikim në sëmundjet kardiovaskulare

vaji-gjalpa.jpg

Konsumimi i një luge gjalpë në ditë nuk ka asnjë ndikim te sëmundjet kardiovaskulare, thonë studiuesit.

Ata thonë se konsumimi i gjalpit mund të ketë një efekt të lehtë pozitiv në parandalimin e diabetit.

Studimi është ndër më të mirët lidhur me efektet e gjalpit në shëndetin e njeriut.

Sipas studimit të Universitetit të Bostonit, produktet e qumështit shpesh janë fajësuar kot për një sërë sëmundjesh.

Ndryshe, studimi i këtij universiteti ka analizuar rezultatet e nëntë studimeve të mëparshme, të publikuara në 15 vende.

Top