Kosova e fiton çerekun e parë ndaj Maqedonisë

kosova1_4632-1.jpg

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll e ka filluar mirë takimin e kthimit ndaj Maqedonisë, i cili po zhvillohet pa praninë e publikut në Shkup.

Takimi zhvillohet në kuadër të Grupit C, i vlefshëm për parakualifikime për kupën e Botës 2017.

Çerekun e parë Kosova e ka fituar 22-19, dhe ky është një fillim i mirë për takimin e sotëm.

Kosova ka zhvilluar dy takime, duke mundur Maqedoninë në Prishtinë dhe ka humbur ndaj Estonisë në Talin.

Kosova në takimin e fundit në grup, e pret Estoninë më 19 gusht në Prishtinë.

Top