Myslimanët në Barcelonë: Ne nuk jemi terroristë

muslimanet_7050.jpg

Qindra pjesëtarë të bashkësisë myslimane në Barcelonë janë mbledhur sot në Las Ramblas për të dërguar porosinë se ata nuk janë terroristë.

Ata me këtë rast kanë thënë se nuk janë terroristë dhe se Islami është paqe, transmeton KosovaPress.

Në dy sulmet e fundit në Barcelona dhe Cambrils kanë humbur jetën 14 persona dhe janë plagosur më shumë se 130 të tjerë.

Vëmendja e opinionit është drejtuar kah komuniteti maroken në Kataloni, pasi që besohet se katër nga të dyshuarit për sulm janë me origjinë nga Maroku.

Top