Seria A tregon “muskujt”, Milani dhe Juve rrisin shpenzimet në rekord

23-seria-a.jpg

Seria A tregon “muskujt” në merkato. Kampionati italian ka shpenzuar tashmë 790 milionë euro shtesë, duke tejkaluar rekordin prej 716 milionësh të verës së kaluar.

Italianët e kanë “thyer çatinë” e tyre pa përfunduar merkatoja e verës. “Millonada” është shkaktuar nga një “rinovim” i madh i Milanit, “larja e fytyrës” nga Juventusi dhe pazar-konkurrenca në këtë kampionat. Kështu, është Bonucci, ylli i ri i Milanit.

“Ne duam të krijojmë një ekip të mirë për Montella dhe që në korrik projekti ishte bërë gati,” – tha Marco Fassone, drejtori i përgjithshëm i kuqezinjve. Tha dhe e bëri realitet. Blerja e klubit të Berlusconit nga manjati kinez Yonghong Li solli investime të dukshme te kuqezinjtë. Janë bërë transferime prej miliona eurosh te Milani, sepse ky i fundit dëshiron të kthehet në Champions. Për pasojë, është shfaqur si rrezik i madh i Juventusit në garën për titull. Edhe në merkato.

Në fakt, Bonucci, lideri i mbrojtjes bardhezi dhe mjaft i rëndësishëm në titullin e gjashtë radhazi, u largua nga Juventusi dhe ka mbërritur në “San Siro” për 40 milionë euro. Ai ka rrumbullakosur 209.5 milion euro të investuara në blerje nga Milan i ri: Golashënuesi André Silva (38 milionë, Porto) Calhanoglu (22 milionë, Leverkusen), Conti (25 milionë, Atalanta), Ricardo Rodríguez (18 milionë, Wolfsburg), Musacchio (18 milionë, Villarreal), Kessie (28 milionë, Atalanta), Biglia (17 milionë, Lazio), Borini (huazim, Sunderland).

Më tërë këto emra është formësuar skuadra kuqezi, e drejtuar nga Montella. Dhe Kaliniq (Fiorentina) po vjen. Të gjithë bashkohen në një projekt të ri dhe të pasur. Vetëm City (244 milionë) dhe PSG (238 milionë) kanë shpenzuar më shumë. Rekord, shkruan telesport.

Shpenzimet për transferimet e klubeve të Seria A, sezoni 2017-2018

1. Milani: 209,5 milionë euro

2. Juventus: 142 milionë euro

3. Roma: 89 milionë euro

4. Inter: 79 milionë euro

5. Fiorentina: 66 milionë euro

Pra, Milani është gati për t’u përballur me “diktaturën” e Juventusit në Seria A, por edhe për t’u rikthyer në Champions. “Zonja e Vjetër” është tashmë e re. Bonucci (Milan) dhe Alves (PSG) kanë mbushur arkat e bardhezinjve.

Në Torino kanë zbarkuar të tjerë: Bernardeschi dhe Douglas Costa. Ato bashkohen me Dybala, Cuadrado (blerë definitivisht nga Chelsea për 20 milionë), dhe Higuain në sulm. 40 milionë euro janë paguar te Fiorentina për italianin e ri, ndërsa braziliani vjen nga Bayern Munich.

Këtu duhen përmendur edhe blerja e fundit e Matuidi (20 milionë, PSG), Benatia (17 milionë, Bayern Munich), De Sciglio (12 milionë, Milan), Del Fabro (4.5 milionë, Cagliari), Szczesny (12.2 milionë, Arsenal) dhe argjentinasi Betancur (10.5 milionë, Boca). 142 milionë euro ka investuar paria e juventinëve, për të rifituar titullin në Itali dhe për të luftuar në Ligën e Kampionëve.

Në Romë, me Monchi komandues të menaxhimit sportiv, janë duke jetuar një revolucion: Salah, Rüdiger dhe Paredes kanë lënë 100 milionë euro në arkat romake. Me nënkampionët italianë është bashkuar kësaj vere Karsdorp (14 milionë, Feyenoord), Under (13.4 milionë, Başakşehir), Rui (6 milionë, Empoli), Héctor Moreno (5.7 milionë, PSV) dhe Kolarov (5 milionë, M.City), plus blerjet e Bruno Peres (12.5 milionë, Torino), Juan Jesus (8 milionë, Inter), Fazio (3.2 milionë, Tottenham), Pellegrini (10 milionë, Sassuolo), Gonalons (5 milionë, Lyon), Defrel (huazim, Sassuolo).

Këto janë prurjet e plota të kësaj merkatoje te Roma. Tani për tani, kryeqytetasit kanë bilanc pozitiv midis hyrjeve (89 milionë) dhe largimeve (108 milionë). Meritë e Monchi.

Pak ndryshime janë bërë edhe tek Interi. Ndërsa fqinjët kuqezinj kanë shpenzuar miliona, Interi ka bërë blerjet më modeste (79 milionë euro): Vecino (24 milionë, Fiorentina), Škriniar (23 milionë, Sampdoria), Dalbert (20 milionë, Nice), Borja Valero (5.5 milionë, Fiorentina), Colido (6 milionë, Boca).

Këto janë prurjet e projektit të ri të Spallettit, i cili ka humbur tashmë Banega, Murillo dhe Medel. Një tjetër restaurim i thellë është bërë te Fiorentina. Largimet e Bernardeschi, Vecino, Borja Valero, Gonzalo Rodríguez dhe Ilicic kanë sjellë në arkat vjollcë 79 milionë euro, ndërkohë që ka blerë lojtarë në shumën e 66 milionëve: Gio Simeone (15 milionë, Genoa), Benassi (10 milionë, Torino), Hugo (8 milionë, Palmeiras) . Napoli ia ka dalë të mbajë Mertens, Callejon, Hamsik… dhe shtojë Maksimoviq (20 milionë, Torino), Rog (13 milionë, Dinamo Zagreb), Ounas (10 milionë, Bordeaux) Rui (huazim, Roma …). Ky është kampusi i Sarrit.

Shpenzimet për nënshkrime të verës në Seria A

1. 2017-2018: 790 milionë euro

2. 2016-2017: 716 milionë euro

3. 2015-2016: 570 milionë euro

4. 2014-2015: 338 milionë euro

5. 2013-2014: 485 milionë euro

Atalanta siguroi pjesëmarrjen në “Europa League” sezonin e kaluar. Ajo ka shpenzuar 42 milionë euro për të rimarrë Roon (13.5 milionë, Middlesbrough), Castagne (6 milionë, Genk), Ilicic (5.5 milionë, Fiorentina), Berisha (5 milionë, Lazio)…, edhe pse është larguar Kessie dhe Conti drejt Milanit. Afrime ka pasur edhe Sassuolo, që ka humbur kësaj vere Pellegrini dhe Defrel (Roma), ndër të cilët spikasin të rinjtë Cassata (7 milionë, Juventus), Marchizza dhe Ricci (4,5 milionë njëri, Roma)… Shumë shpenzime për kampionatin italian në merkaton e kësaj vere, teksa ia kalon vetëm Premier League.

Sezoni 2002-2003 ishte i fundit, në të cilin Seria A i tejkalonte shpenzimet e ligës angleze. Ato janë larg, por tashmë jo aq shumë.

Top